Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh për rajonin e Gjakovës, ku janë evidentuar disa raste të hetimit të vdekjes, përdorimit dhe mbajtjes së armëve pa leje, si dhe raste të dhunës në familje.
INCIDENTET KRIMINALE
HETIM I VDEKJES
Malishevë / 06.01.2026 – NN.
Raportohet se në QKMF ishte dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.
PËRDORIM I ARMËS / ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr. Migjeni, Gjakovë / 06.01.2026 – 10:00.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri. Nga i njëjti është konfiskuar një pistoletë me leje shenjëtarie dhe dy karikatorë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Sadedin Hajda, Rahovec / 06.01.2026 – 15:30.
Një mashkull kosovar ka kërkuar trajtim mjekësor në QKMF pasi i njëjti dyshohet se ishte vet plagosur me armë në këmbë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta (njëra me gas), një karikator pa fishekë, një karikator me dy fishekë me gas, një gëzhojë, katër thika dhe një shufër metalike. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari vazhdon trajtimin mjekësor.
DHUNË NË FAMILJE
Malishevë / 05.01.2026 – 13:05.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Malishevë / 06.01.2026 – 19:30.
Ankuesi m/k ka njoftuar policinë se djali i tij i dyshuari m/k, i ka shkaktuar dhunë psikike. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti, ndërsa i dyshuari është në kërkim nga policia.
Raporti është publikuar nga Policia e Kosovës dhe rastet po trajtohen sipas procedurave ligjore në fuqi.