24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Tri raste të dhunës në familje, një i dyshuar dërgohet për tretman mjekëso

Në raportin e fundit 24-orësh të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës janë evidentuar tri raste të dhunës në familje, përfshirë dhunë fizike e psikike, dëmtim të pronës dhe kanosje përmes rrjeteve sociale. Lidhur me rastet, policia dhe prokuroria kanë ndërmarrë veprimet përkatëse ligjore.

INCIDENTET KRIMINALE

DHUNË NË FAMILJE

· Malishevë

03.01.2026-23:00.

Raportohet se pas një mosmarrëveshje verbale, bashkëshorti i saj i dyshuari m/k ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër me nënshtetësi të huaj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

· Malishevë

04.01.2026, 14:00.

Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar me probleme mentale ka thyer dhe demoluar gjësende të ndryshme në shtëpi. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar për tretman mjekësor nën masën e ndalimit prej 48 orësh.

· Rahovec

04.01.2026, 18:00.

Raportohet se ish bashkëshorti i ankueses f/k ,i dyshuari mashkull kosovar (m/k) e kishte kanosur përmes rrjeteve sociale. Rasti nën hetime.

Read Previous

Gazeta ZEIT: Inteligjenca gjermane ka spiunuar bisedat e Obamës nga Air Force One për vite me radhë

Read Next

Protesta para Kryeministrisë, policia ndërhyri në mesnatë – Adriatik Lapaj u dërgua me urgjencë në spital