Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagoset një vajzë 9-vjeçare

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mes dy personave në Gjakovë, ku si pasojë është plagosur një vajzë 9-vjeçare, kalimtare e rastit.

Sipas burimeve të TV Syri, e mitura është goditur aksidentalisht dhe është qëlluar në shpinë.

Ndërkaq, sipas mjekëve në Gjakovë, vajza ka pranuar trajtim mjekësor në spitalin e Gjakovës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ajo është duke u dërguar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari për momentin ndodhet në arrati.

“Sot rreth orës 21:25, në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë, ka ndodhur një incident me të shtëna nga arma e zjarrit.Sipas informacioneve fillestare, një person mashkull i moshës madhore dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të disa personave, me të cilët kishte pasur një mosmarrëveshje.Si pasojë e të shtënave, është plagosur një vajzë fëmijë, kalimtare e rastit, e cila është dërguar për trajtim mjekësor. Sipas personelit mjekësor, gjendja e saj shëndetësore është stabile.I dyshuari për momentin ndodhet në arrati. Njësitet relevante policore janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim arrestimin e të dyshuarit.”– thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

TV Syri do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast.

Read Previous

9 vendime kushtetuese në favor të klientëve nga Avokatura Bokshi

Read Next

Parashikimi i motit për sot