Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, janë evidentuar tri raste të dhunës në familje, ku në dy raste palët ishin nën ndikim të alkoolit dhe përfunduan me arrestime, ndërsa në një rast i dyshuari është në arrati dhe po kërkohet nga policia.
INCIDENTET KRIMINALE
DHUNË NË FAMILJE
· Gjakovë / 01.01.2026 – 01:00.
Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se në gjendje të dehur janë përleshur ndërmjet vete. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje ndërsa, i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.
· Gjakovë / 01.01.2026 – 00:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se në gjendje të dehur pas një mosmarrëveshje janë përleshur ndërmjet vete. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje ndërsa, i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.
· Gjakovë / 01.01.2026 – 22 :00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në arrati.