Dogana zbulon mbi 10 mijë euro të fshehura në çorape

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në arritje zyrtarët doganorë kanë kryer kontrollin e një udhëtari dhe bagazhit të tij.

Gjatë skanimit fillestar dhe kontrollit fizik të udhëtarit, në trupin e tij, të fshehura në çorape, është gjetur një shumë e konsiderueshme parash të padeklaruara prej 8000 funte britanike, përveç një shume tjetër që udhëtari mbante me vete.

Në total, shuma e gjetur ishte 9300 funte britanike, e cila sipas kursit zyrtar të këmbimit përkthehet në 10,611.59 euro.

Ndaj udhëtarit është shqiptuar masa administrative prej 25% të shumës së padeklaruar, ndërsa pjesa tjetër e mjeteve monetare është ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave ligjore.

Rasti është referuar gjithashtu sektorit të Hetimeve për procedim të mëtejshëm. /KosovaPress/

Read Previous

“Biblioteka e Kosovës”, vepër korale kushtuar dijes dhe trashëgimisë kulturore

Read Next

​Ekstradohet në Shqipëri 31-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar