Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka sjellë në vëmendje veprën korale “Biblioteka e Kosovës – për kor të përzier”, të kompozuar nga Akil Mark Koci mbi vargjet e poetit Bedri Hysa, në vitin 1980 në Prishtinë.
Kjo vepër muzikore i kushtohet dijes, librit dhe kujtesës kulturore, duke e trajtuar bibliotekën si një simbol të rëndësishëm të identitetit dhe kulturës kombëtare. Me një gjuhë muzikore solemne dhe karakter të theksuar himnor, kompozimi e ngre bibliotekën në një hapësirë simbolike që përfaqëson ruajtjen dhe transmetimin e trashëgimisë shpirtërore dhe intelektuale.
Edhe pse nuk është himn zyrtar, “Biblioteka e Kosovës” mbetet një vepër me vlerë të veçantë artistike dhe kulturore, duke zënë një vend të rëndësishëm në trashëgiminë muzikore kushtuar institucionit më të lartë bibliotekar në vend.
Biblioteka Kombëtare e Kosovës vazhdon përmes këtyre kujtesave kulturore të theksojë rolin e saj jo vetëm si institucion i dijes, por edhe si bartëse e identitetit kulturor dhe historik të Kosovës./KultPlus.com
