Presidentja Osmani falenderon liderët e Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njofton se takimet intensive gjatë Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel kanë sjellë rezultate të rëndësishme për vendin.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka theksuar se më në fund është marrë vendimi për heqjen e masave të padrejta që ishin vendosur ndaj Kosovës.

“Falënderoj përzemërsisht liderët e Bashkimit Evropian, si dhe të gjithë partnerët tanë, për vlerësimin e angazhimit të palodhur të Kosovës,” ka shkruar Presidentja Osmani. /KosovaPress/

Read Previous

Heqja e masave ndaj Kosovës, eurodeputeti holandez: Të procedohet aplikimi për vend kandidat në BE

Read Next

Flakadanë, përplasje e kaos – mbyllet seanca në Kuvendin e Shqipërisë