Heqja e masave ndaj Kosovës, eurodeputeti holandez: Të procedohet aplikimi për vend kandidat në BE

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka reaguar pas  heqjes së pjesshme të masave të BE-së ndaj Kosovës, dhe vendimit për t’u hequr në total në fund të janarit 2026 me lirimin e një grupi të dytë të mjeteve financiare.

Përmes një postimi në X, Reuten uroi Kosovën për këtë zhvillim, duke thënë se tani mund të rifillohet rruga evropiane e shtetit.

Pos tjerash, ai tha se i ka ardhur radha përpunimit të kërkesës së anëtarësimit të Kosovës që ka mbetur pezull prej vitesh.

“Më në fund, urime Kosovë”

“Çfarë katastrofe ka qenë kjo politikë e BE-së. Tani mund të rifillojmë rrugën evropiane të Kosovës. Të radhës: të përpunojmë kërkesën e anëtarësimit të Kosovës që ka mbetur pezull prej vitesh”, ka shkruar ai. /Klankosova.tv/

Read Previous

​Zbulohen mallra të padeklaruara në Dheun e Bardhë

Read Next

Presidentja Osmani falenderon liderët e Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndaj Kosovës