Gjatë 24 orëve të fundit, Policia në rajonin e Gjakovës ka trajtuar disa raste penale që përfshijnë dhunë në familje, mbajtje të paautorizuar të armëve, si dhe ka zhvilluar aktivitete hetimore lidhur me personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë / 17.12.2025 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit dyshohet se e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
MBAJTJE NË PRONËSI KONTROLL APO POSEDIM I PA AUTORIZUAR I ARMËS /KANOSJE
Fsh. Hereq, Gjakovë / 17.12.2025 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kanosur dy viktimat meshkuj kosovarë. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
MBAJTJE NË PRONËSI KONTROLL, APO POSEDIM I PA AUTORIZUAR I ARMËS
Gjakovë / 17.12.2025 – 18:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një thikë-brisk. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
RASTET TJERA – NGJARJET:
PERSON I ZHDUKUR
Rahovec / 1998–1999. Njësitë policore nga Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur Gjatë Luftës në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore kanë realizuar një urdhëresë ku gjatë gërmimit (eksumimit) kanë gjetur mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin të paktën një personi të zhdukur në kohën e luftës në Kosovë. Mbetjet janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në IML për ekzaminime mjeko-ligjore.