Tri raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit

Mosmarrëveshje, përleshje, sulm fizik janë përmendur në tri raste të cilat janë iniciuar në Obiliq e Prishtinë më 12.12.2025 për dhunë në familje.

Policia ka njoftuar se në Prishtinë në orët e hershme të mëngjesit të ishte raportuar se një grua  shtetase e Shqipërisë, pas një mosmarrëveshje ishte përleshur ndërmjet vete me ish të dashurin e saj të dyshuarin. Palët ishin dërguar në stacion dhe pas inicimit të rastit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

Një tjetër rast në Prishtinë ishte regjistruar në orët e pasdites së 12.12.2025, një grua dhe i dyshuari, janë intervistuar lidhur me rastin dhunë në familje të cilët kanë deklaruar se kishin pasur një mosmarrëveshje mes veti. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.

Në Obiliq, policia ka arrestuar të dyshuarin për shkak se e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt. /Kallxo.com

Read Previous

Kurti: Niset anija me ndihma të Kosovës për Gazan nga Turqia, vlera e dërgesës 500 mijë euro

Read Next

​Tre vjet nga aplikimi për në BE, Kosova ende në pritje