Industria ajrore përballet me krizën më të madhe që nga pandemia
Policia ka bërë të ditur detaje mbi incidentet e shënuara së fundmi në Gjakovë, përfshirë raste me pasoja të rënda dhe ndërhyrje të menjëhershme të njësive relevante
HETIM I VDEKJES
Fsh. Ratkoc, Rahovec 10.12.2025, 10:30-11:00.
Është raportuar se viktima femër kosovare, është sjellë pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Gjakovës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë 10.12.2025, 00:00.
Është raportuar se viktima femër kosovare ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL OSE POSEDINM TË PAAUTORIZUAR TË ARMËVE
Fsh. Bellanicë , Malishevë 10.12.2025 ,15:00.
Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se në një parking ka pasur një fjalosje verbale me të dyshuarin mashkull kosovar, ku i njëjti edhe ka kanosur viktimën. Me vendim të prokurorit njësitet policore kanë bërë bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit ku kanë gjetur dhe sekuestruar një revole me gaz, 31 fishekë të kalibrit 7.62 dhe një fishekë te kalibrit 7.41 . I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
ZJARRVËNJE
Rr. Fahri Fazliu, Rahovec 13.10.2025, 06:00.
Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.