Vetëaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, dyshohet për një të vdekur dhe një të lënduar

Një vetëaksident trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, në kilometrin e 32-të, ndërsa dyshohet se një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar.

Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës konfirmoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:40.

“Rreth orës 11:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Suharekë kilometri i 32-të. Në aksident është përfshirë një veturë dhe dyshohet se një person është pa shenja jete dhe një tjetër ka pësuar lëndime”, bëri të ditur Krasniqi. /Telegrafi/

Read Previous

Shumë faqe interneti jashtë funksionit për shkak të ndërprerjes së Cloudflare

Read Next

Reshjet e shiut, policia apelon për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit