24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Vrasje e dyfishtë në Malishevë dhe vjedhje e rëndë në Sheremet

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës janë evidentuar një rast vrasjeje të dyfishtë në fshatin Golluboc të Malishevës, ku dy persona kanë humbur jetën, si dhe një rast vjedhjeje të rëndë në fshatin Sheremet. Lidhur me vrasjen, i dyshuari është arrestuar dhe ndodhet nën sigurim policor, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të gjitha rastet e raportuara.

VRASJE E RËNDË

Fsh. Golluboc, Malishevë 06.11.2025 – 11:25. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, për motive ende të panjohura, ka qëlluar me armë zjarri dy viktimat meshkuj kosovarë (vëllezër). Si pasojë e plagëve, dy viktimat kanë ndërruar jetë. I dyshuari pas aktit të vrasjes ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe është në kërkim nga policia. Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. Trupat e pajetë të dy viktimave me urdhër të prokurorit janë dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar.

VRASJE E RËNDË -shtesë

Fsh. Golluboc, Malishevë 06.11.2025 – 11:25. Lidhur me rastin, i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në QKMF Malishevë, pasi që është i plagosur me armë zjarri. I njëjti është në sigurim të policisë.

VJEDHJE E RËNDË

Fsh. Sheremet, Gjakovë 06.11.2025 – 17:43. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin për të cilin është informuar edhe prokurori.

Read Previous

Studiuesit thonë se ende ka një shans për t’u rikthyer në objektivin e klimës prej 1.5 gradë Celsius

Read Next

Trump: Irani kërkon që SHBA-të t’i heqin sanksionet, jam i gatshëm t’i dëgjoj