“Do ta mësoni shumë shpejt”, Trump nxit spekulime për testime bërthamore

Presidenti amerikan Donald Trump nuk sqaroi nëse Shtetet e Bashkuara planifikojnë të rifillojnë testimet nëntokësore të armëve bërthamore, duke u thënë gazetarëve: “Do ta mësoni shumë shpejt”.

Gazetarët në bordin e Air Force One e pyetën presidentin në lidhje me postimin e tij të mërkurën në rrjete sociale, ku i drejtohej Departamentit të Mbrojtjes të kthehej në testimet bërthamore.

“Do të bëjmë disa testime”, tha Trump. 

“Vende të tjera e bëjnë. Nëse do ta bëjnë, ne do ta bëjmë.” 

Ai nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme.

Ndryshe, SHBA-të kryen për herë të fundit një provë armësh bërthamore në vitin 1992.

Vite më vonë, në vitin 1996, nënshkruan Traktatin Gjithëpërfshirës për Ndalimin e Testeve Bërthamore, i cili “ndalon të gjitha shpërthimet e testeve bërthamore, qofshin për qëllime ushtarake apo civile”. /Telegrafi/

Read Previous

Super Real Madrid, fiton thellë ndaj Valencias

Read Next

A mund të anëtarësohet Kosova në BE? Ish-presidenti i KiE: Po, ka një mënyrë