Super Real Madrid, fiton thellë ndaj Valencias

Real Madridi po e vazhdon formën e shkëlqyeshme.

“Los Blancos” triumfuan thellë 4:0 në shtëpi ndaj Valencias, në kuadër të javës së 11-të në La Liga.

Kylian Mbappe kaloi vendasit në epërsi në minutën e 19-të të ndeshjes, duke shënuar nga penalltia, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi francez e dyfishoi epërsinë në minutën e 31-të, duke shënuar me volej pas super asistit që i bëri Arda Guler.

Në minutën e 43-të Vinicius Junior e humbet penalltinë, kurse një minutë më vonë, Jude Bellingham shënon gol të bukur nga distanca.

Në pjesën e dytë u pa vetëm një gol, ai i Carreras në minutën e 82-të, një goditje e bukur nga një pozitë mjaft e vështirë.

Me këtë fitore, Real Madridi përforcon edhe më tej vendin e parë me 30 pikë, tani tetë më shumë se Barcelona që luan nesër ndaj Elches.

Në anën tjetër, Valencia mbetet me nëntë pikë në zonën e rrezikshme në vendin e 18-të. /Gazeta Express/

Read Previous

Parashikimi i motit për sot

Read Next

“Do ta mësoni shumë shpejt”, Trump nxit spekulime për testime bërthamore