Si prodhohet djathi, një ndër specialitetet e Qumështores Gexha
Arabia Saudite pritet të ndërtojë stadiumin e parë “qiellor” në botë, i cili do të ngrihet plot 350 metra mbi tokë dhe do të jetë gati për ndeshjet e Kupës së Botës 2034, raporton The Sun.
Objekti futurist, i njohur për momentin si “Stadiumi NEOM”, do të ndërtohet në majë të një qiellgërvishtësi, sipas një videoje konceptuale që po qarkullon në rrjetet sociale dhe ka tërhequr vëmendjen e madhe të opinionit publik.
Projekti parashikon një kapacitet prej 46 mijë vendesh, duke e bërë atë një nga strukturat më unike dhe më ambicioze në historinë e sportit. Fillimi i ndërtimit është planifikuar për vitin 2027, ndërsa përfundimi pritet në 2032, dy vite para nisjes së Botërorit.
Arabia Saudite ka publikuar gjithashtu 15 koncepte stadiumesh futuristike, që synohet të jenë gati për turneun, përfshirë edhe “King Salman Stadium”, me 92 mijë vende, i cili do të shërbejë si shtëpia e re e kombëtares saudite.
Disa nga projektet e tjera parashikojnë dizajne spektakolare – nga stadiume të ndërtuara në anë shkëmbinjsh deri te struktura që imitojnë formën e kanioneve natyrore.
KosovaPress