Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Ilir Vesvesja është qytetari nga Gjakova që ka nisur një peticion, përmes të cilit kërkon që Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punës në Gjakovë të emërtohet “Dr. Rifat Lila”. Këtë nismë Iliri thotë se e ka filluar me të vetmin qëllim për të nderuar jetën dhe veprën e doktorit të ndjerë Rifat Lila i cili ditë më parë ndërroi jetë. Doktori i shkencave, specialisti dhe profesori Lila ka qenë edhe themeluesi I këtij institucioni prandaj askujt më shumë nuk i takon kjo meritë, ka thënë ai.
Këtë peticion e kanë mirëpritur edhe qytetarë të tjerë të cilët i janë bashkuar përmes votitmit në mënyrë online tha Vesvesja.
Jo vetëm Gjakova por i gjithë vendi dhe më gjerë përherë janë mirënjohës ndaj veprës kolosale, profesionalizmit, përkushtimit ndaj profesionit dhe vlerave njerëzore të dr Rifat Lilës. Kontributi i tij ka qenë në themelimin dhe zhvillimin e shërbimeve dhe institucioneve shëndetësore në Kosovë. I ndjeri Lila ka qenë bartës i shumë certifikatave nga Kardiologjia, Pulmologjia dhe Mjekësia preventive.