Përleshje mes të miturve në Gjakovë, Policia gjen thikë në vendin e ngjarjes

Një përleshje ka ndodhur në rrugën “Xhafer Lipoveci” në Gjakovë, ku janë përfshirë persona të mitur.

Rastin për TV Syri e ka konfirmuar Vlera Krasniqi nga zyrja për informim dhe marrëdhënie me publikun në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë (DRP-Gjakovë).

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, patrullat policore kanë reaguar menjëherë pas marrjes së informatës dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është gjetur një armë e ftohtë – thikë.

Në vijim mund ta lexoni raportin e plotë të Policisë së Kosovës:

“Më datë 16 tetor 2025, është pranuar informata për një përleshje fizike në rrugën “Xhafer Lipoveci”. Patrullat policore janë përgjigjur menjëherë rastit. Në vendin e ngjarjes ka qenë e pranishme viktima dhe është gjetur një armë e ftohtë – thikë. Më vonë, në Stacionin Policor në Gjakovë, është paraqitur edhe viktima tjetër.
Të dy janë persona të mitur dhe kanë marrë trajtim mjekësor. Deri më tani janë intervistuar tre persona në cilësinë e të dyshuarve (të mitur) dhe rasti vazhdon të jetë nën hetim.
Në koordinim me prokurorin e shtetit është inicuar rasti “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt.”

Read Previous

Dr. Kumnova: Ultratingulli, i rëndësishëm për zbulim të hershëm të kancerit të gjirit

Read Next

Garda Kombëtare e FSK-së realizon garën ‘Shpëtimtari 2025’