Policia e Kosovës ka shqiptuar 2246 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.
Në 24 orët e fundit janë raportuar 36 aksidente trafiku me dëme materiale, 25 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar, kurse një aksident përfundoi me fatalitet.
Policia e Kosovës ka arrestuar 17 persona, 14 janë dërguar në mbajtje, kurse 2 persona janë në vuajtje të dënimit. /KosovaPress/