Përplasen dy trena në Sllovaki

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në lindje të Sllovakisë.

Dy trena janë përplasur, duke lënë të paktën 20 persona të plagosur. Shërbimet e emergjencës konfirmuan se nuk ka viktima, ndërsa të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore.

Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura, por vijojnë hetimet.

Mediat lokale raportojnë se qarkullimi hekurudhor në zonë është pezulluar përkohësisht./reporteri

Read Previous

Amir Rrahmani synon të kthehet në derbin ndaj Interit

Read Next

Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret e BE-së, veç atij gjeostrategjik