Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të mërkurën do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, në kuadër të një turi që ajo do ta nisë në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Vizita e saj në Kosovë vjen pas asaj që do ta zhvillojë në Tiranë, ndërsa ende nuk dihet me cilët zyrtarë të shtetit do të takohet gjatë qëndrimit të saj.
Publikimi i raportit vjetor të Komisionit Evropian, i cili zakonisht bëhet në tetor, është shtyrë për në fillim të muajit nëntor. Kjo shtyrje lidhet me planet e vizitës së von der Leyen në kryeqytetet e vendeve të rajonit.
Raporti për Kosovën pritet të fokusohet kryesisht në ngërçin institucional në vend, ndërsa për Serbinë, raporti do të adresojë krizën e brendshme dhe protestat që po vazhdojnë prej gati një viti. Situata në Bosnjë e Hercegovinë konsiderohet si krizë shtetërore.
Ndërkaq, Maqedonia e Veriut mbetet e bllokuar në procesin e integrimit evropian për shkak të vetos së Bullgarisë.
Von der Leyen e kishte realizuar vizitën e fundit në Ballkanin Perëndimor nga 23 deri më 26 tetor 2024. Gjatë asaj vizite katërditore, ajo ishte takuar me liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë-Hercegovinës, Serbisë, Kosovës dhe Malit të Zi.
Qëllimi kryesor i udhëtimit kishte qenë promovimi i Planit të Rritjes prej 6 miliardë eurosh të Bashkimit Evropian dhe diskutimi mbi progresin e vendeve të rajonit në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.