Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë thirrje për mobilizim qytetar më 12 tetor, duke e cilësuar këtë datë si “përgjigjen më të fortë dhe më të qartë ndaj atyre që kanë sulmuar kandidatët e partisë gjatë fushatës elektorale”.
Abdixhiku ka potencuar se sulmet, ofendimet dhe fyerjet ndaj kandidatëve të partisë janë të parëndësishme për strategjinë e LDK-së.
“Kaq dinë, kaq bëjnë. Nuk kemi kohë për ta”, ka shkruar Abdixhiku, duke nënvizuar se partia ka vendosur të injorojë sulmet dhe të përqendrohet në punën me qytetarët.
Ai ka shtuar se LDK po ecën përpara me njerëzit e ndershëm dhe të punës, duke synuar që dita e 12 tetorit të shërbejë si nisje e një fitoreje të vjeshtës dhe shprese për qytetarët e Kosovës.
“Le të fitojmë!” përfundon thirrja e Abdixhikut, duke ftuar mbështetësit të bashkohen në këtë proces. /Albanianpost.com