Aeroporti i Aalborgut në Danimarkë është mbyllur për shkak të dronëve në hapësirën e tij ajrore, ka njoftuar policia lokale herët të enjten, dy ditë pasi aeroporti kryesor i vendit në Kopenhagë u mbyll për shkak të pamjeve të dronëve që tronditën aviacionin evropian.
Policia kombëtare daneze ka thënë se dronët ishin të ngjashëm me ata që kishin ndaluar fluturimet në aeroportin e Kopenhagës për katër orë disa ditë më parë. Forcat e armatosura të vendit u prekën gjithashtu, pasi aeroporti i Aalborgut përdoret si bazë ushtarake, ka shtuar policia, raporton The Guardian.
Danimarka ka njoftuar të martën se incidenti në aeroportin e Kopenhagës ishte sulmi më serioz deri më tani në infrastrukturën e saj kritike dhe e lidhi atë me një seri inkursionesh të dyshuara të dronëve rusë dhe ndërprerje të tjera në të gjithë Evropën.
Autoritetet në Norvegji gjithashtu mbyllën hapësirën ajrore në aeroportin e Oslos për tre orë të hënën në mbrëmje pasi u pa një dron.
Autoritetet norvegjeze dhe daneze janë në kontakt të ngushtë lidhur me incidentet e Kopenhagës dhe Oslos të hënën, por hetimi i tyre ende nuk ka krijuar një lidhje, ka deklaruar të mërkurën ministri i Jashtëm i Norvegjisë./koha.net/