Përgjimet e ‘SkyECC’ çojnë në arrestimin e disa personave për trafikim droge dhe pastrim parash

Aksioni policor kundër grupe kriminale të përfshirë në trafikim me drogë dhe pastrim parash. Operacioni është zhvilluar në plot lokacione në Kosovë në udhëheqje të Prokurorisë Speciale, bazuar në urdhrin e Gjykatës Themeloren në Prishtinë.

Deri më tani janë arrestuar së paku pesë persona, të cilët dyshohen se kanë ndërlidhje me grupin e arrestuar para disa muajsh në aksionin ‘Qielli i thyer’.

Gjatë operacioni, janë sekuestruar dhe prova që do të shfrytëzohen si dëshmi gjatë procesit të hetimit të rastit.

Kujtojmë se shumica prej të dyshuarve të ngarkuar për këto vepra kanë të kaluar kriminale.

Rasti është hetuar nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “krim i organizuar”, në lidhje me trafikimin e narkotikëve dhe pastrimit të parave.

Veprat penale, të pandehurit dyshohen se i kanë kryer përmes aplikacionit “SkyECC”.

Aksionin e sotëm e ka konfirmuar edhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

“Operacioni lidhet me dyshimet për trafikim me substanca narkotike dhe veprat penale: pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar; blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve; si dhe pastrimi i parave. Për detaje të tjera, publiku do të njoftohet pas përfundimit të operacionit policor.” /Klankosova.tv/

Read Previous

NASA gati misionin e parë me ekuipazh në Hënë

Read Next

Avioni i ministres spanjolle përballet me ndërprerje GPS-së afër Kaliningradit të Rusisë