Vdes kandidati për kryetar të Gjakovës, Nikollë Perkaj

Ka ndërruar jetë kandidati për kryetar të Gjakovës, Nikollë Perkaj.

Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga familjarë e të afërm përmes rrjeteve sociale, ku kanë shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për humbjen e tij.

Nikollë Perkaj ishte njëri nga kandidatët për kryetar të komunës së Gjakovës. Përveç kësaj, ai ushtronte edhe detyrën e kryetarit të Partisë Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar, duke qenë aktiv në jetën politike e publike të vendit.

Vdekja e tij ka ngjallur reagime dhe mesazhe ngushëllimi nga bashkëpunëtorë, miq dhe qytetarë, të cilët e kujtojnë si një njeri të përkushtuar dhe me vullnet për t’i shërbyer komunitetit.

Read Previous

Për çfarë duhet të përgatitet Europa? Von der Leyen zbulon planet e mbrojtjes

Read Next

​Banka Botërore e BQK-ja me parashikime të ndryshme për rritjen ekonomike