“Shqipëria turistike 2030”, Kumbaro: Synojmë turizëm me standarde europiane

Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro në fjalën e saj në konferencën për “Shqipërinë Turistike 2030” ndau disa nga të dhënat kyçe që pasqyrojnë rritjen e qëndrueshme të sektorit dhe ndikimin e drejtpërdrejtë ekonomik që turizmi po sjell për vendin.

Kumbaro theksoi se duhet të gjendet ekuilibri midis zhvillimit të qendrueshëm të vendit dhe mbrojtjes së mjedisit, peisazhit e territorit.

“Vizioni ynë për të qenë larg masivitetit të turistëve të lirë. Duhet patjetër të gjejmë ekuilibrin mes zhvillimit të qëndrueshëm të vendit, mbrojtjes së mjedisit, peizazhit e territorit. 1,8 mld euro i vinin ekonomisë në 2021 nga turizmi. 5 mld euro të hyrat në ekonomi në 2024. Për janar-korrik 2025 kemi 12 % më shumë vlerë faturimi në sektorin e restoranteve, 15% në shumë në hotele, 14% më shumë në biznese të lidhura me turizmin; krahasuar me 2024. BSH pak ditë më parë raportoi se deri në fund të korrikut transaksionet përmes llogarive bankare në monedhën euro pësuan rritje me 22.7% krahasuar me një vit më parë, e shoqëruar me rritjen e vlerës së pagesave të kryera në euro në Shqipëri. Në 7 muajt e parë të 2025 janë kryer transaksione në vlerën 3.5 mld euro. Impakti ekonomik i turizmit vjen në vijë paralele me standartin”, deklaroi Kumbaro.

Ministrja bëri me dije se janë gati piketat për të ardhmen e qëndrueshme ku industria e turizmit e ka shtyllën ku do mbështetet “Strategjia kombëtare e turizmit 2025-2030”. /rtsh.al/

Read Previous

Mauricio Pochettino zbulon pse nuk u bë dot trajner i Real Madridit

Read Next

Tarifat e Trump në rrezik, administrata i drejtohet Gjykatës Supreme