Vazhdimi i seancës konstituive caktohet për të shtunën nga ora 11:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se vazhdimi i seancës konstituive do të bëhet të shtunën nga ora 11:00.

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, sot ndërpreu seancën pasi deputeti serb Nenad Rashiq nuk mori votat e nevojshme për t’u bërë nënkryetar nga minoriteti serb.

Ai e ndërpreu seancën me arsyetimin se Rashiq “ka gjasat më të mëdha” që të zë këtë pozitë meqë, sipas tij, mori më shumë vota sesa kandidatët tjerë të Listës Srpska. /GazetaExpress/

Read Previous

Britania thërret ambasadorin rus në Londër pas sulmeve mbi Kiev

Read Next

Cakolli: Vendi po shkon me vetëdije drejt një krize të re kushtetuese