Britania thërret ambasadorin rus në Londër pas sulmeve mbi Kiev

Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe ka thirrur ambasadorin rus në Londër lidhur me sulmet e fundit ruse në Kiev, ka konfirmuar sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy.

Në një postim në mediat sociale, Lammy ka thënë se sulmet e Moskës “vranë civilë, shkatërruan shtëpi dhe dëmtuan ndërtesa, përfshirë Këshillin Britanik dhe Delegacionin e BE-së në Kiev”.

“Ne kemi thirrur ambasadorin rus. Vrasjet dhe shkatërrimi duhet të ndalen”, ka thënë ai.

Edhe Komisionit Evropian ka thënë se do ta thërrasë të dërguarin e Rusisë në BE-së, pasi ndërtesa e delegacionit të BE-së është dëmtuar nga sulmet.

Të paktën 17 persona kanë mbetur të vdekur nga sulmet më masive mbi Kiev që nga korriku./koha.net/

Read Previous

OVL-UÇK kërkon shkarkimin e Dimal Bashës dhe nisjen e hetimeve nga Prokuroria

Read Next

Vazhdimi i seancës konstituive caktohet për të shtunën nga ora 11:00