Zgjedhja e Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit, reagon Lumir Abdixhiku

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës zgjodhi Dimal Bashën kryetar të Kuvendit.

“Kosova, siç se kishim menduar asnjëherë. Një fitore e injorancës dhe një gabim i pafalshëm i mbështetësve të saj. Gjithsesi ky është niveli i tyre. Kështu e projektojnë Republikën. Me këto vlera kanë zgjedhur të nderojnë dhe votuesit e popullin e Kosovës. LDK aspiron më lartë. Kosova duhet të aspirojë lartë. Aksidentet politike e triumfet e injorancës historike do të kapërcejnë. Dritë një ditë do të ketë”, ka shkruar ai në Facebook.

LDK-ja votoi kundër për Bashën.

Megjithatë ai mori 73 vota pro, duke marrë votat e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa pati vota pro edhe nga PDK-ja e AAK-ja. /Koha.net/

Read Previous

Presidenti i Shqipërisë uron Dimal Bashën për zgjedhjen si kryetar i Kuvendit të Kosovës

Read Next

Ambasada gjermane: Shpresojmë që tani Kosova të jetë në gjendje të formojë institucionet