Ambasada gjermane: Shpresojmë që tani Kosova të jetë në gjendje të formojë institucionet

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka uruar Dimal Bashën si Kryetar të ri të Kuvendit të Kosovës.

Në reagimin e saj, Ambasada gjermane shpreson që Kosova tani të ecë përpara me formimin e institucioneve.

“Urime Dimal Bashës, Kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës. Shpresojmë që tani Kosova të jetë në gjendje për formimin e institucioneve”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Dimal Basha është Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovosë. Ai mori 73 vota për, 30 kundër dhe tri abstenime.

Propozimi për emrin e Bashës u bë për herë të dytë, pasi VV-ja e kandidoi atë edhe të dielën por që arriti të merrte vetëm 57 vota. /Reporteri.net/

Read Previous

Zgjedhja e Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit, reagon Lumir Abdixhiku

Read Next

Kush janë emrat që janë përmendur për nënkryetarë nga subjektet politike?