Presidenti i Shqipërisë uron Dimal Bashën për zgjedhjen si kryetar i Kuvendit të Kosovës

Bajram Begaj, president i Shqipërisë, ka uruar Dimal Bashën për zgjedhjen si kryetar i Kuvendit të Kosovës.

“Urime, z. Dimal Basha, për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës! Bashkëpunimi politik dhe institucional është një domosdoshmëri që uroj dhe shpresoj të vijojë në të mirë të Kosovës e qytetarëve të saj”, ka shkruar ai në Facebook, pak pasi Basha mori shumicën për t’u bërë kryeparlamentar.

Basha mori 73 vota për, në seancën e të martës, pas gjashtë muajsh ngërçi në Kuvend. /Koha.net/

Read Previous

Memli Krasniqi: As deputetët e VV-së nuk ishin të lumtur me zgjedhjen e Bashës

Read Next

Zgjedhja e Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit, reagon Lumir Abdixhiku