Gjykata Supreme e Kosovës ka shpallur të paligjshme dhe e ka shfuqizuar plotësisht Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores mbi funksionalizimin e Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik.
Këtë vendim Supremja e ka marrë pas padisë që e ka ushtruar ndaj Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) që e ka nxjerr këtë rregullore, kryesuesi i Koordinatorit kombëtar për luftimin e krimit ekonomik, Shqipdon Fazliu.
“Ky aktgjykim merr formën e prerë menjëherë pas komunikimit të përmbajtjes dhe arsyetimit të tij palëve, dhe detyrohet i padituri Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), me seli në Prishtinë, që të njëjtin ta publikojë në mënyrë të njëjtë sikurse të miratimit të saj”, thuhet në vendimin e Supremes.
Vendimi i plotë: https://supreme.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/verdicts/SUP__10_2025_SQ.pdf