Prokuroria konfirmon operacionin në objektin ku ndodhen disa agjenci të shtetit

Në objektin ku ndodhën disa agjenci shtetërore, aktualisht po qëndrojnë pjesëtarë të njësisë elite të Kosovës.

Në këtë objekt ndodhen Agjencia Kadastrale e Kosovës, Agjencia Shtetërore e Arkivave dhe Instituti për Krime të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala për KosovaPress konfirmoi aksionin e sotëm në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, sipas urdhëresës nga gjykata ka marrë aksion për bastisje dhe kontroll në institutcionin e arkivës shtetërore dhe institutcionin kadastral te Republikës së Kosovës për veprën penale “ Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 te Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i shtetit për çdo zhvillim të mëtejshëm do të ju mbajë të informuar”, thuhet në përgjigjjen e zyrtares nga Prokuroria Themelore e Prishtinës. /KosovaPress/

Read Previous

Zekirija ​Ramadani: Ndaj asnjë skuadre nuk dalim në fushë me flamur të bardhë

Read Next

Shqipëri, 20 vatra zjarri në 24 orët e fundit