Banorët e rrugës “Lekë Dukagjini”, probleme me ndriçimin publik nga tetori 2025
Pas fitores historike që siguroi kalimin në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, trajneri i FC Dritës, Zekirija Ramadani, ka ndarë emocionet dhe analizën e tij pas ndeshjes.
Me tone të qarta besimi dhe përgjegjësie, ai vlerësoi punën kolektive të skuadrës dhe theksoi rëndësinë e përgatitjes për sfidat që vijnë. Në deklaratën e tij pas ndeshjes, Ramadani u shpreh:
“Kam besuar në punën që kemi bërë dhe në cilësinë e ekipit, dhe ja që u kualifikuam në raundin e dytë. Por në këtë kanë besuar të gjithë në skuadrën tonë, dhe së bashku arritëm të kalojmë raundin e parë. Ishte një obligim profesional dhe kolektiv ta kalonim këtë sfidë – dhe ia dolëm ta përmbushim qëllimin tonë.
“Tani, natyrisht, kemi përballë një kundërshtar ndryshe. Por më parë duhet të bëjmë analizën dhe pastaj, si staf, të japim më të mirën për të përgatitur një analizë të mirëfilltë, e cila pastaj do t’u përcillet futbollistëve. Ata e dinë dhe e kanë aftësinë të japin maksimumin në fushë. Me flamur të bardhë nuk do të dalim. Nëse duam të bëhemi lajm kryesor në Evropë, duhet të eliminojmë kundërshtarë të këtij rangu.”, tha në fund ai.
Në raundin e dytë, Drita do të ballafaqohet me Copenhagen. /KosovaPress/