HETIM I VDEKJES
Gjakovë / 06.07.2025 – 12:30.
Është raportuar se gjatë procesit të lindjes një foshnje ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet nga ekipet relevante.
INCIDENT ZJARRI
Malishevë / 06.07.2025 – 14:25.
Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është përfshirë nga zjarri shtëpia e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.