Policia: Kërcënimi për bombë në Kuvend dyshohet se erdhi nga një numër prej Serbisë

Policia e Kosovës ka thënë se alarmi i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës të shtunën dyshohet se ka ardhur përmes një numri të telefonit i cili dyshohet se është nga Serbia.

Seanca e 42-të në përpjekje për konstituim të Kuvendit, u shty sot dhe deputetët e stafi i Kuvendit u evakuuan.

E pas hetimeve fillestare, Policia ka thënë se dyshimet janë që alarmi erdhi nga një numër prej Serbisë.

“Lidhur me rastin e kërcënimit me mjet shpërthyes, të ndodhur sot në orët e paraditës në objektin shtetëror të RKS-së, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet e sigurisë, ka vazhduar hetimet intensive, me qëllim të ndriçimit dhe zbulimit të kërcënimit. Bazuar në hetimet e deritanishme, dyshohet se kërcënimet kanë ardhur përmes një numri të telefonit i cili dyshohet se është nga Serbia”, thuhet në njoftim.

Policia ka thënë se do t’i vazhdojë hetimet e do të marrë masa, përfshirë edhe komunikimet me partnerë ndërkombëtarë të sigurisë, për të lokalizuar mjetet, rrjetet e komunikimit që janë përdoruar në këtë kërcënim. /Reporteri.net/

Read Previous

Parashikimi i motit për sot

Read Next

Reali i bashkohet Parisit në gjysmëfinale