Skandal zbritjesh, Franca i vë gjobë 40 milionë euro Shein-it

Një rregullator francez ka gjobitur shitësin kinez të veshjeve online Shein me 40 milionë euro për mashtrimin e klientëve me pretendime për zbritje.

Nga 1 tetori 2022 deri më 31 gusht, DGCCRF analizoi çmimet e supozuara me zbritje për mijëra produkte në faqen e internetit të Shein.

Hetimi zbuloi se disa çmime në platformë u rritën ose nuk përfshinin zbritjet që thuhej se kishin, raportoi rregullatori, shkruajnë mediat e huaja.

Çmimet e më shumë se gjysmës së produkteve të analizuara, 57%, nuk ishin zbritur fare, zbuloi DGCCRF.

Në rreth 11% të rasteve, çmimi ishte edhe më i lartë.

Shein gjithashtu nuk arriti të ofrojë prova në faqen e saj të internetit në lidhje me praktikat e biznesit të ndërgjegjshme për mjedisin, të tilla si ulja e emetimeve të gazrave serrë me 25%. /Telegrafi/

Read Previous

Rreziku nga zjarret shkaku i temperaturave të larta, Policia del me një apel për qytetarët

Read Next

Rama: Dogana në Vërmicë, një nga shembujt më të mirë të bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë