Rajoni i Gjakovës në 24 orët e fundit: Arrestime për dhunë, narkotikë dhe vjedhje

Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Gjakovës, policia ka trajtuar disa raste kriminale që përfshijnë dhunë në familje, posedim të substancave narkotike dhe vjedhje të rënda.

INCIDENTET KRIMINALE DHUNË NË FAMILJE

· Malishevë / 24.06.2025 – NN.

Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.

· Rahovec / 02.07.2025 – 22:45.

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se ishin përleshur ndërmjet vete. Të dyshuarit pas pranimit të tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

· Rahovec / 02.07.2025 – 20:20.

Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Pas inicimit të rastit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Rr. Papa Klementi, Gjakovë / 02.07.2025 – 23:23.

Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

VJEDHJE E RËNDË Rr. Fan Noli, Gjakovë – 02.07.2025 – 17:15.

Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se në objektin e tij janë vjedhur nga persona të panjohur kabllo të sistemit të instalimit të rrymës. Rasti në hetime.

Read Previous

Autsajderët dhe nxehtësia në qendër të vëmendjes në Botërorin e klubeve

Read Next

Ndërron jetë futbollisti i Liverpoolit, Diogo Jota