Hykmete Bajrami kërkon hetim për të gjitha institucionet që janë pjesë e sektorit të energjisë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se sot në KEK po funksion vetëm blloku A3, me kapacitet 110 MW.

Në një postim në Facebook, ka shkruar se kryesisht energjia po importohet përmes Serbisë, transmeton Telegrafi.

“KOSTT nuk ka publikuar fare ngarkesën ditore, me gjasë dje kanë marrë vërejtje nga “lart”. Asnjëri prej atyre që e quajnë veten ministra nuk thanë asnjë fjalë sot për energjinë: Sa po na kushton importi sot?Nga po vjen energjia? Kujt po ia paguajmë transportin? Po ua them unë: energjia po vjen kryesisht përmes Serbisë, në emër të “sovranitetit”, fqinjësisë së mirë ose falë kumbarëve të tregtisë me energji”, ka deklaruar deputetja.

Tutje, ajo ka pohuar se ”LVV po e pamundëson konstituimin e Kuvendit dhe njëherësh deputetëve që të diskutojnë aty për këtë çështje me rëndësi jetike dhe jo vetëm”.

“Unë dua të besoj se pas mijëra raportimeve publike, Prokuroria Speciale ka nisur më në fund hetimet për mafinë energjetike.
Mos harroni: jemi duke importuar mbi 1 milion euro energji në ditë, këto janë para të qytetarëve që do t’i paguajnë përmes faturave të rrituara edhe më shumë të energjisë elektrike dhe përmes inflaciont për produktet tjera. Qytetarëve me pak mirëqenie për fitimet të majme, për EFT-në e Vuki-it, NOA-n e për ata që e kanë bë të mundshme krejt këtë situatë”, shtoi tuje ajo.

Deputetja ka kërkuar hetim për të gjitha institucionet që janë pjesë e sektorit të energjisë. /Telegrafi/

Read Previous

1020 maturantë i’u nënshtruan testit të maturës në Gjakovë

Read Next

Erdogan me një tjetër akuzë për Netanyahun