Intel pritet të pushojë nga puna deri në rreth 20 mijë punonjës

Gjiganti amerikan i teknologjisë, Intel, ka paralajmëruar se do të shkurtojë 15 deri në 20 për qind të fuqisë punëtore në fabrikat e saj gjatë muajit korrik.

Vendimi u bë i ditur përmes një emaili të brendshëm, ku zyrtari i lartë i prodhimit, Naga Chandrasekaran, tha se masat janë të nevojshme për të përballuar sfidat financiare.

Me një total prej 109,000 punonjës globalisht, pritet që të largohen nga puna mes 16,000 dhe 21,000 vetë.

Nuk dihet ende se sa nga këto shkurtime do të prekin punonjësit në SHBA.

Vetëm në Hillsboro, Oregon, kompania punëson mbi 20,000 persona.

Lajmi vjen pas vendimeve të ngjashme nga Microsoft dhe Amazon, të cilat po ashtu po shkurtojnë staf për shkak të ndikimit të teknologjisë së Inteligjencës Artificiale. /Telegrafi/

Read Previous

Netanyahu: Do ta ndalim programin bërthamor të Iranit, me ose pa Trump

Read Next

Shtyllat elektrike pa kapak, rrezik për qytetarët