Oda Ekonomike e Kosovës ka bërë të ditur se nga 22 maji 2025, si odë janë bërë zyrtarisht anëtare e GS1, organizatës ndërkombëtare për barkode me seli në Bruksel.
Lidhur me këtë, çështja shumëvjeçare për mosnjohjen e barkodeve të Kosovës në tregjet ndërkombëtare tashmë është zgjidhur.
“Ky sukses i rëndësishëm është arritur falë përkushtimit të ekipit tonë dhe bashkëpunimit të shkëlqyer me stafin e GS1. Të nderuar sipërmarrës, nga ky moment e tutje, produktet dhe shërbimet tuaja do të identifikohen me barkode të njohura globalisht. Kjo nënkupton që ofertat tuaja do të kenë një identitet të pranuar ndërkombëtarisht dhe, si rrjedhojë, një vlerë të shtuar në tregun global — falë anëtarësimit në GS1. Së shpejti, ekipi ynë do t’ju ofrojë udhëzime të detajuara mbi hapat e nevojshëm që do t’i ndërmarrim së bashku për zbatimin e barkodeve të reja GS1 Kosovë. Urime të gjithëve për këtë arritje të rëndësishme!”, thuhet në njoftimin e OEK-ut.