Gjakovë: Pako e dyshimtë ndez alarm në stacionin e autobusëve

Shoferi i autobusti K.M nga kompania e autobusëve ”Kushtrimi NM” ka njoftuar se në stacionin e autobusëve në Gjakovë rreth orës 18:30 deri 19 :00 ka pranuar një porosi të cilën e ka futur në bagazh të autobusit për të dërguar në Prishtinë, por në stacionin e Prishtinës nuk ka dalur asnjë person që ta pranoj porosinë  dhe më pas të njejtën porosi e ka kthyer prap në parkingun e stacionit në Gjakove.

Pasi që shoferi i autobusit e ka hapur porosinë (qesen) ka pare një mjet të dyshuar shpërthyes me disa tela.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes duke marrë situatën në kontroll.

Read Previous

FSK në qendër të vëmendjes në “Defender 25”

Read Next

Rusia dhe Ukraina dështojnë përsëri të bien dakord për armëpushim