Në “Fshatin e Gjelbër” punimet për ndërtimin e apartamenteve po vazhdojnë me ritme të shpejta. Kantieri është aktiv prej disa kohësh dhe puna po ecën çdo ditë.
Kompleksi do të ofrojë lloje të ndryshme banesash: nga apartamente 1+1, 2+1 e 3+1, deri te përdhese dhe duplex, të dizajnuara për të plotësuar nevojat e familjeve të sotme.
“Fshati i Gjelbër” është menduar si një vend i qetë dhe i gjelbër për të jetuar, larg zhurmës së qytetit, por afër gjithçkaje që nevojitet për një jetë komode.
Sipas zhvilluesve, punimet po ndiqen me kujdes dhe janë brenda afateve të planifikuara.