Antidroga sekuestron 10 kg drogë në Çagllavicë

Një operacion i zhvilluar nga njësia antidrogë ka rezultuar me sekuestrimin e rreth 10 kilogramëve substancë narkotike.

Aksioni është zhvilluar mbrëmë në Çagllavicë, ku cak i bastisjes ka qenë prona e një 43-vjeçari, transmeton IndeksOnline.

Përveç Çagllavicës, bastisja është shtrirë edhe në një lokacion tjetër në periferi të kryeqytetit. Autoritetet kanë njoftuar se hetimet në lidhje me rastin janë ende duke vazhduar dhe nuk përjashtohet mundësia e arrestimeve të tjera.

Policia nuk ka dhënë ende detaje shtesë për llojin e substancës narkotike apo identitetin e të dyshuarit, për shkak të fazës së hetimeve./IndeksOnline/

Read Previous

Ministri i Brendshëm gjerman në ardhje dyshon se AfD’ja ekstremiste mund të ndalohet

Read Next

24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Të shtëna, dhunë në familje dhe një i zhdukur