Papa Françesku ka vdekur të hënën në moshën 88-vjeçare, ka njoftuar faqja zyrtare e Vatikanit.
Sipas njoftimit, ai ka vdekur në rezidencën e tij në Casa Santa Marta të Vatikanit.
Vdekjen e tij e ka bërë të ditur kardinali Kevin Ferrell.
Papa vdiq disa javë pasi u lirua nga një spital i Romës, për shkak se u përball me një rrezik të pneumonisë në të dy mushkëritë. /Koha.net/