Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar nga vendet perëndimore të bëjnë më tepër presion mbi Rusinë, duke theksuar se kjo është mënyra e vetme për të arritur një armëpushim.
Zelensky në një deklaratë të bërë të dielën, ka komentuar sulmet e fundit ndaj civilëve në Kiev dhe Zaporizhzhia, duke shtuar se “Rusia është ajo që po e zvarrit luftën”.
Po ashtu, ai ka theksuar se në takimet me përfaqësues të SHBA-së është diskutuar arritja e armëpushimit, por theksoi se Moska “do të vazhdojë të tregojë përbuzje për diplomacinë e vërtetë dhe të vazhdojë të shkatërrojë jetë”.
“Rusia është ajo që po e shtyn këtë luftë më tej, ajo e solli këtë luftë dhe është e vetmja që ka interes të vazhdojë,” ka thënë Zelensky në rrjetin social ‘X’.