BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA

Foto: Reuters

Kush po i jep më shumë mbështetje Ukrainës?

Evropa ka tejkaluar ndihmën e SHBA-së në Ukrainë, thuhet në një studim të kryer nga Instituti Kiel për Ekonominë Botërore, e Jashtme.

Në total, Evropa ka ndarë 70 miliardë euro në ndihmë financiare dhe humanitare, si dhe 62 miliardë euro në ndihmë ushtarake, shkruan BBC.

Kjo krahasohet me 50 miliardë euro nga SHBA-ja në alokime financiare dhe humanitare dhe 64 miliardë euro në ndihmë ushtarake.

Një betejë nëntë-mujore mbi shpenzimet në Kongresin e SHBA në mesin e vitit 2023 bllokoi ndihmën për Ukrainën.

Kur merret parasysh ndihma si pjesë e PBB-së së donatorëve, Gjermania, MB dhe SHBA kanë mobilizuar më pak se 0.2% të PBB-së së tyre vjetore për të mbështetur Ukrainën.

Vende të tjera të pasura donatore si Franca, Italia dhe Spanja ndanë afërsisht 0.1% të PBB-së së tyre vjetore, raporton më tej BBC. /abcnews.al/

Read Previous

Ambasadori britanik uron Pavarësinë

Read Next

​Emocione dhe krenari, rrëfimi i ish-ushtarit të UÇK-së për Ditën e Pavarësisë