Transporti i mallrave drejt BE-së me rregulla të reja, Dogana e Kosovës jep detaje

Dogana e Kosovës bën të ditur se kanë pranuar një njoftim zyrtar nga BE në lidhje me rregullat e reja të transportit të mallrave për në BE apo përmes BE-së.

Përmes rrjetit social ‘Facebook’, Dogana e Kosovës njofton transportuesit dhe bizneset në Kosovë se ka pranuar një njoftim zyrtar nga Bashkimi Evropian (BE) – DG TAXUD,  që ka të bëjë me rregullat e reja të transportit të mallrave për në BE apo përmes BE-së. Sistemi i ri, i quajtur Import Control System 2 (ICS2), do të fillojë të zbatohet nga 1 prilli 2025.

“Ky sistem synon të përmirësojë sigurinë dhe mbikëqyrjen doganore të BE-së për mallrat që hyjnë në territorin e saj. Sipas kërkesave të reja, të gjithë transportuesit hekurudhorë dhe rrugorë do të duhet të deklarojnë të dhënat e mallrave në para-arritje, përmes Deklaratës së Plotë të Përmbledhjes së Hyrjes (ENS)”, thuhet në njoftim.

Dogana bën të ditur se ky ndryshim është me rëndësi të veçantë për bizneset dhe transportuesit në Kosovë që operojnë me BE-në. Ju lutemi të njiheni me detajet e plota dhe të ndiqni udhëzimet e nevojshme për të qenë të përgatitur për këtë tranzicion. /RTKlive

Read Previous

Del në ankand makina me të cilën Michael Schumacher debutoi në Formula 1 me Benetton

Read Next

Ndërprerje trafiku nesër në rrugën Kijevë – Dollc për shkak të minimit të shkëmbinjve