Këtë të diel ndërrohet ora, akrepat do të zhvendosen 60 minuta përpara
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Madrid ku është pritur në takim nga mbreti Felipe VI në Pallatin Mbretëror Zarzuela.
Kreu i qeverisë ka ndarë disa foto në rrjetet sociale nga takimi i organizuar nga mbreti Felipe VI për nder të Shqipërisë me anëtarët e bordit të “World Jurist Association”, organizata prestigjioze ndërkombëtare e juristëve, gjyqtarëve, akademikëve dhe profesionistëve të ligjit nga e gjithë bota.
Rama thekson më tej se takimi u zhvillua “në vigjilje të nënshkrimit të marrëveshjes për organizimin e “World Law Congress Albania 2027” (Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027), i cili do të mbahet në Tiranë e do të sjellë rreth 3 mijë juristë nga gjykatat supreme dhe sistemet gjyqësore të shumë vendeve të botës”.
“Në mikpritjen e bukur edhe për nder të Shqipërisë, organizuar nga Madhëria e Tij, Mbreti Felipe VI, me anëtarët e bordit të “World Jurist Association”, organizata prestigjioze ndërkombëtare e juristëve, gjyqtarëve, akademikëve dhe profesionistëve të ligjit nga e gjithë bota, në vigjilje të nënshkrimit të marrëveshjes për organizimin e “World Law Congress Albania 2027”, Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027, i cili do të mbahet në Tiranë e do të sjellë rreth 3 mijë juristë nga gjykatat supreme dhe sistemet gjyqësore të shumë vendeve të botës”, shkruan kreu i qeverisë. /ATSH/