“Jemi pranë nisjes së projektit të parë të resortit të skive në Shqipëri”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në rubrikën “Sy më sy” iu është përgjigjur ndjekësve në mediat sociale në lidhje me çështje të ndryshme të adresuara prej tyre.

Një prej tyre e pyeti kryeministrin në lidhje me turizmin në vend si dhe shtimin e mundësisë që fluksi i turistëve të jetë gjithëvjetor.

Rama pranoi se turizmi është zgjeruar përtej sezonit veror.

Ai u shpreh se “jemi shumë pranë nisjes së projektit të parë të resortit të skive në Shqipëri”.

“Ka shumë akoma për të bërë, për të tërhequr turistë edhe në periudhën e sezonit dimëror dhe për këtë arsye po nxisim dhe besoj jemi shumë pranë nisjes së projektit të parë të resortit të skive në Shqipëri”.

Kryeministri kujtoi se “kishim një turizëm me një numër shumë të reduktuar muajsh dhe relativisht shumë të ulur turistësh, ne sot nuk e kemi turizmin vetëm në korrik e gusht, por fillojnë hotelet e bregdetit qysh në prill e deri në tetor kanë turistë”.

Sipas tij, që zgjerimi përtej kësaj i turizmit tregohet edhe nga shifrat e nëntorit, dhjetorit, janarit dhe shkurtit ku ka rritje të numrit.

“Kjo për arsye të plazhit sigurisht, por Tirana është një element shumë i fortë, por patjetër edhe qytete që kanë trashëgimi kulturor dhe gjera të tjera për të ofruar”. /Albanianpost.com

Read Previous

Cilave pyetje nuk u përgjigjet DeepSeek?

Read Next

Gates për Musk: Jam i mahnitur për punën e shkëlqyer që ai bëri në SpaceX dhe Tesla